Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident trafiku në Bishtazhin të Gjakovës, shtatë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Bishtazhin të Gjakovës sot, ku janë përfshirë dy vetura.

Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona e njëri prej tyre më rëndë, ka pësuar thyerje të nofullës.

“Në Bishtazhin, dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë. Vetura e ishte në drejtim Prizren – Gjakovë, duke bërë tejkalim të pasigurt u përplas në pjesën e përparme në anën e majtë me një veturë që ishte në drejtim të Prizrenit. Janë lënduar shtatë persona, një prej tyre në gjendje më të rëndë, ka pësuar thyerje të nofullës”, ka njoftuar Nusret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.