Një 23-vjeçar serb ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të së dielës në Zubin Potok.
Zëdhënësi i Policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura.
“Pas mesnatës ka ndodhur një aksident me fatalitet. Dy vetura të përfshira kanë qenë, një djalë i ri serb, i vitit 1999 ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se ende nuk dihet se si është shkaktuar ky aksident fatal.
Artikuj të ngjashëm