Një 29-vjeçar ka humbur jetën të martën si pasojë e lëndimeve të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin-Potok.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Ermir Osmani, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin ku po ndërtohet stacioni i ri policisë në këtë komunë.
Sipas Osmanit, viktima fillimisht ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit në Zubin-Potok dhe pastaj është transportuar në Spitalin e Mitrovicës, por nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve.
“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se personi, (punëtor i një kompanie private), ishte lënduar derisa ishte duke kryer punime në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Potok. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, stafi mjekësor emergjent e ka dërguar personin për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri, ku rreth orës 11:00, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, është thënë nga Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lidhur me rastin është intervistuar një person me inicialet B.B.,(1977) në cilësinë e të dyshuarit, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.
-
Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prizren
-
24-vjeçari humb jetën në vendin e punës në Prizren
-
Vdiq 31-vjeçari që ra nga një ndërtesë në Vushtrri
-
Dyshohet se një person vdiq në Zubin-Potok pasi i shpërtheu granata në duar
-
Vdes një punëtor në Prizren që ishte lënduar në vendin e punës