Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

29-year-old man loses his life during construction of new police station in Zubin-Potok

Police tape

Photo: Illustration

Një 29-vjeçar ka humbur jetën të martën si pasojë e lëndimeve të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin-Potok. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Ermir Osmani, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin ku po ndërtohet stacioni i ri policisë në këtë komunë. 

Sipas Osmanit, viktima fillimisht ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit në Zubin-Potok dhe pastaj është transportuar në Spitalin e Mitrovicës, por nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve.

“Rreth një orë më vonë nga spitali kanë njoftuar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur... Ai ishte duke punuar në punishte, gjegjësisht ku është duke u ndërtuar stacioni i ri policor në Zubin-Potok”, ka thënë ai.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.