Kronikë

Aksident në Zahaq të Pejës, shtatë të lënduar

Policia

Foto: Ilustrim

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Zahaq të Pejës të martën pasdite, ku u përfshin tri vetura. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për “KOHËN” se shtatë të lënduarit janë dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës. Pas trajtimit katër janë liruar e tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm dhe janë jashtë rrezikut për jetë. 

“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.