Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit mes një veture dhe një autobusi në rrugën Suharekë-Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë.
Si pasojë e aksidentit një pasagjer i veturës, i moshës 28-vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.
Zëdhënësi i Policës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin.
“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti .
Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin. Rruga Suharekë–Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, ka thënë Bytyqi.
-
Një i vdekur e 4 të lënduar në aksidentin mes veturës dhe autobusit në rrugën Suharekë - Shtime
-
Humb jetën një 52-vjeçar pas vetaksidentit në Suharekë
-
Vdiq një person pasi ra nga një pemë në Suharekë, një tjetër u gjet i vdekur në Shtime
-
Aksident me fatalitet në Rahovec, humb jetën një person
-
Një i vdekur në aksidentin në rrugën Komoran-Carralevë