Një 42-vjeçar nga Suhareka ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Carralevë të Shtimes.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se viktima ka qenë shofer i veturës.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës 18:25.
“Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dalë në vendngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marrë informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se në vend ngjarje ka mbetur i vdekur J. G., shoferi i veturës, mashkull i moshës rreth 42-vjeç nga Suhareka”, ka deklaruar ai.
Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.
-
Një i vdekur e 4 të lënduar në aksidentin mes veturës dhe autobusit në rrugën Suharekë - Shtime
-
Aksident në rrugën Suharekë-Shtime, një i vdekur e dy të lënduar
-
Humb jetën një 52-vjeçar pas vetaksidentit në Suharekë
-
Një i vdekur në aksidentin në rrugën Komoran-Carralevë
-
Vdiq 45-vjeçari që u rrokullis me traktor në Shtime