Tre persona janë lënduar në një aksident rrugor i ndodhur të hënën në rrugën Prishtinë-Pejë afër Komoranit.
Këtë ia ka konfirmuar KOHËS zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:35 dhe janë përfshirë tri vetura.
“Tre persona të lënduar njëri prej tyre më rëndë janë dërguar për në QKUK, për trajtim mjekësor, përderisa njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës nga Policia e Kosovës ka dale në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarin e aksidentit dhe për tu marr me procedurat e nevojshme ligjore”, ka thënë Hoxha.
Ai u ka bërë thirrje shoferëve që t’i respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e tyre dhe pjesëmarrësve në trafik.
-
Disa të lënduar në një aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Njëri prej të lënduarve nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, dërgohet në QKUK
-
Aksident në Komoran, lëndohen tre persona
-
Aksident në Komoran, lëndohen dy persona