Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, tre të lënduar

Foto: Koha / ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy automjetesh cili ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan përkatësisht në fshatin Slivovë.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.