Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes tri automjetesh në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Aty janë përfshirë tri automjete. Nuk raportohet të ketë të lënduar.

“Rreth orës 10:00, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë tri automjete të përfshira. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, kanë thënë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.