Një aksident trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Gjakovë-Pejë, në fshatin Hereq të Gjakovës.
Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës ka bërë me dije për KOHËN se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërkaq në këtë aksident sipas tij janë dy persona të lënduar.
Të lënduarve u është dhënë trajtimi mjekësor dhe siç ka njoftuar zëdhënësi Gjurkaj ata janë jashtë rrezikut për jetë.