Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Drenoc të komunës së Klinës.
Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, sipas të cilit, i lënduari po merr trajtim mjekësor.
Ai ka bërë të ditur se veturat janë ndeshur dhe kanë dalë nga rruga ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident mes dy veturave në fshatin Drenoc të Klinës. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime. I lënduari është duke marrë trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.
Artikuj të ngjashëm