Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën Gjakovë-Pejë, te lokaliteti Osek Hylë.
Siç ka bërë të ditur Albin Sahatqija, komandant i njësitit rajonal të trafikut në Gjakovë, bëhet fjalë për lëndime të lehta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri te aksidenti, siç ka njoftuar kapiteni Sahatqija, ka ardhur kur automjeti "Pick -Up" që po shkonte në drejtimin Gjakovë-Pejë ka hyrë në tejkalim të pasigurt dhe është ndeshur me një veturë të tipit Golf. Pas përplasjes njëra nga automjetet është rrotulluar.
Merret vesh se 2 nga të lënduarit kanë qenë në veturën Golf ndërsa njëri në automjetin "Pick-Up".