Një ngasës motoçiklete është lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë të dielën, ku është përfshirë edhe një automjet.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar për KOHËN se aksidenti ka ndodhur në orën 12:20 në rrugën “Robert Doll”.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll”, Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës), ka pësuar lëndime trupore. Me rastin është duke u marr njësiti i trafikut,” thuhet në njoftimin e Ahmetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës
-
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
-
Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, një i arrestuar
-
Një i lënduar në aksidentin mes motoçikletës dhe kamionit në Prishtinë
-
Aksident mes një veture e një motoçiklete në Prishtinë, dy të lënduar