Kronikë

Aksident në Pouskë të Prizrenit, vdiq një 19-vjeçare

Aksident

Foto: Ilustrim

Një 19-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në Pouskë të Prizrenit në mëngjesin e të dielës. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN se në veturën, që u vetaksidentua, ishin tre persona. Një 19-vjeçare mori lëndime fatale, ndërsa lëndime të rënda mori një 25-vjeçar e lëndime më të lehta një 27-vjeçar. 

“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime . Një 19-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa dy tjerë, njëri (25-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri ( 27-vjeçar) lëndime të lehta trupore.  Në vendngjarje kanë dalur patrullat e Njësisë së Trafikut Rajonal, Emergjenca, Zjarrfikësit, Hetimet  dhe Prokurori Kujdestar”, ka njoftuar Bytyqi. 

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, për Ekonomia Online ka deklaruar se gjendja e të lënduarit është e rëndë dhe ai ndodhet në respirator, ndërsa trajtimi i tij po vazhdon në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).