Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Lipjan, vdiq një person

Shiriti  i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur të shtunën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Konjuh të Lipjanit.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur midis një veture në lëvizje dhe një tjetre të parkuar.

Shkaktari i aksidentit ka pësuar lëndime trupore, ndërsa vdekjen e viktimës e kanë konstatuar në Ambulancën e Lipjanit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.