Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Kramovik të Rahovecit, një i lënduar dhe dëme materiale

Sot në orët e mëngjesit në fshatin Kramovik të Rahovecit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ka njoftuar zëdhënësi Rajonal i Policisë së Kosovës-Gjakovë, Nysret Xhurkaj.

Deri te aksidenti sipas njoftimit të zëdhënësit Xhurkaj ka ardhur kur ngasësi i një automjeti tip Golf, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit në rrugën me kthesë dhe nga shiriti i djathtë ka kaluar në të majtin dhe me këtë rast me pjesën e përparme e ka goditur automjetin tip Mercedes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Merret vesh se dëme materiale janë shkaktuar në të dy automjetet ndërsa lëndime trupore ka pësuar vetëm i dyshuari si shkaktar i aksidentit.

I lënduari sipas njoftimit është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës nga kalimtarët e rastit nga ku pas marrjes së trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.