Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur para pak çastesh në udhëkryqin që lidh Gjakovën dhe Klinën.
Koha.net ka siguruar këto fotografi nga një lexues, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur më saktësisht në fshatin Gremnik të Klinës.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Xhevat Ibra, ka konfirmuar për Koha.net se nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar.
“Po, aksidenti ka ndodhur para pak çastesh, njësitet tona janë në vendin e ngjarjes, por përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar”.
Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit Renault dhe një Furgon Ford Transit.
Edhe
Aksident mes kamionetës së FSK-së dhe një automjeti në rrugën Klinë-Gjakovë, tre të lënduar
{gallery}