Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Gjakovë, një person dërgohet në Emergjencë

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku të ndodhur sot në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 ku një veturë është përplasur me një këmbësor i cili po kalonte rrugën.

Personi i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal dhe gjendje tij është stabile.