Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Skivjan të Gjakovës, nga ku dy persona mbetën të lënduar.
Vozitësi ka humbur drejtimin e veturës dhe është rrokullisur duke mos mundur të ndalej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuote aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari#1 kishte qenë duke vozitë automjetin e tij në rrugën Deçan–Gjakovë dhe kur arrin në fshatin Skivjan KK-Gjakove pikërisht në vend ku rruga ishte me kthesë, nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë se lëvizjes papritmas e humb drejtimin mbi automjetin e tij dhe del nga rruga në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet. Si pasojë shkaktohen dëme materiale në automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore merr vozitësi dhe bashkëvozitësi”.
Personi tjetër në automjet është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve.
“Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtareve te rastit dërgohen ne emergjencën e spitalit ne Gjakove ku pas kontrollit mjekësor për shkak te lëndimeve te marra bashkëvozitësi dërgohet në QKUK- Prishtinë për shërim te mëtejshme” i ka konfirmuar KOHËS, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.