Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Gjakovë, lëndohet një motoçikliste

Një motoçikliste ka pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të mërkurën në Gjakovë.

E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë për trajtim, teksa bëhet e ditur se ka pësuar frakturë në dorën e majtë, njoftoi zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj.

Ai ka thënë se në këtë aksident të përfshira ishin motoçikleta dhe një veturë, që sipas tij, nuk i respektoi shenjat e trafikut gjatë momentit kur ndodhi përplasja.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.