Kronikë

Aksident në autostradë, një i lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kuadër të rajonit të Malishevës.

Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Bajram Krasniqi ka thënë për Koha.net se nga aksidenti ka ikur një veturë, por më pas është ndalur nga policia.