Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident të ndodhur midis tri automjeteve gjatë mbrëmjes së sotme në Veternik të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, derisa të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 17:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.
Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.
Artikuj të ngjashëm