Në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël-Suharekë, ka ndodhur një aksident trafiku në orët e pasdites, ku janë përfshirë dy kamionë.
Si pasojë e aksidentit, dy shoferët kanë përfunduar në QKUK për tretmanë të mëtutjeshëm mjekësor.
“Policia rreth orës 16:20 është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njoftoi se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe si pasojë e aksidentit dy persona (dy shoferët) kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm