Një aksident midis dy automjeteve të Policisë së Kosovës të llojit “Hummer”, ka ndodhur të enjten në afërsi të liqenit të Ujmanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, i ka thënë KOHËS se nga ky aksident nuk ka mbetur askush i lënduar.
“Bëhet fjalë për dy vetura të Policisë të markës ‘Hummer, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Aksidenti ka ndodhur në Ujman”, ka thënë ai, pa dhënë më shumë detaje se si ndodhi aksidenti.
Artikuj të ngjashëm