Një i moshuar rreth moshës 75-vjeçare nga Bellanica e Malishevës është aksidentuar me traktor në orët e mbrëmjes. I moshuari është marrë nga autoambulanca e Urgjencës në Malishevë dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, është dërguar për në QKUK.
I aksidentuari ka qenë me vetëdije derisa ka marrë ndihmën e parë në autoambulancën e QKMF-së së Malishevës.
Personeli i Urgjencës nuk ka pranuar të jap ndonjë deklaratë në lidhje me rastin me arsyetim të mungesës së informatave të detajuara dhe marrjes me raste të shumta të pacientëve që po prisnin.
Edhe në polici ishte e pamundur të merren informata në lidhje me këtë rast në orët e mbrëmjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Bie nga traktori, një person lëndohet rëndë në Malishevë
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe traktorit në Nabërgjan të Klinës
-
Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit dhe veturës në Vushtrri
-
Aksident në Bellanicë, dy të lënduar
-
U rrokullis me traktor në Skenderaj, burri në gjendje të rëndë shëndetësore