Një femër ka vdekur në spitalin rajonal të Pejës si pasojë e plagëve të marra në aksidentin që ka ndodhur të enjten në Zajm të Klinës.
Policia e Kosovës raporton se dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me një tjetër veturë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër, bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë.
Lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.
Artikuj të ngjashëm