Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, humb jetën një 45 vjeçare

Një grua 45 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë në zonën e Tunelit të Parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zaiti, ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një veturë, drejtuesi i së cilës ka humbur kontrollin me ç’rast ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.

Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy persona, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer të cilët po trajtohen në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.