Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në Prelez rreth orës 10:30. Ferizajpress raporton se shoferi i një furgoni ka vdekur në vend.

Në vendin e ngjarjes ka dal ekipi i Emergjencës së QKMF-së dhe policia. Sipas mjekut kujdestar në Emergjencën e QKMF-së, Naim Çerkini, ekipi i emergjencës vetëm ka konstatuar vdekjen drejtuesit të makinës.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë tentuar të ndihmojnë në këtë rast, thuhet se vozitësi i automjetit pas aksidentit ka qene pa shenja jete.

Viktima është mashkull i moshës rreth 55-60 vjeçare.

Edhe Vdiq një 46-vjeçar në një aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë Kronikë Vdiq një 46-vjeçar në një aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.

Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.