Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes një 77-vjeçar

Një person i moshës 77-vjeçare ka vdekur sot në Gjilan si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ramiz Cërnica”, në udhëkryqin që lidh me fshatin Livoç i Epërm.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Dyshohet se deri tek aksidenti erdhi pasi ngasësi i veturës, i datëlindjes 1944, u përplas me një kamion.