Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 76-vjeçar në Gjilan pasi u godit nga vetura

Policia ndalon kosovaren që u kthye nga Austria për shkak të dokumenteve false

Një 76-vjeçar ka vdekur në Gjilan, të martën, pasi është goditur nga një veturë.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, ka thënë se aksidenti ka ndodhur afër Spitalit rajonal të Gjilanit.

Hashani ka treguar se viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, porse nuk ka mundur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga goditja.

Nuk bëhet e ditur nëse është identifikuar personi që po e voziste veturën.

“Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjente në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës, mjeku ka konstatuar vdekjen pas e lëndimeve të pësuara. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetuesit e policisë, njësiti i trafikut rrugor, janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti”, ka thënë ai.