Një 70-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën Viti-Ramnishtë.
Viktima, sipas Policisë, është dërguar në Spitalin e Gjilanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.
“Sot, më 28.05.2026, rreth orës 08:30, në rrugën Viti – Ramnishtë, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Trafikut Rajonal, ndërsa sipas hetimeve të para, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë banorë të Komunës së Vitisë”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Gjilan për trajtim mjekësor. Personi i lënduar, rreth 70-vjeçar nga fshati Lubishtë i Komunës së Vitisë, përkundër përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit të ofruar në Spitalin e Gjilanit, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”.
Drejtuesit tjetër të automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkaq trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj drejtuesit tjetër të automjetit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.
-
Një i vdekur pas një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës
-
Aksident trafiku në Prizren, humb jetën çiklisti që u godit nga vetura
-
Vdiq një person pas aksidentit në Gjilan
-
Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot
-
Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri