Një person ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së veturës në Talinoc të Ferizajt.
Policia e Kosovës raporton se të enjten se viktima ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
“Si pasojë e aksidentit, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm