Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident komunikacioni në Prishtinë

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra tip BMW e tjera Skoda, pronë e një kompanie taksie, raporton Koha.net.

Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë për portalin Koha.net se në këtë aksident janë lënduar dy persona të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Sipas informatave që kemi, personat kanë pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Ahmeti për portalin Koha.net.

Image