Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksident mes 5 veturave afër Postës në kryeqytet, 3 të lënduar

Një aksident trafiku mes pesë veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Nga ky aksident tre persona janë lënduar, ka konfirmuar për KOHËN, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 5 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinës.

{gallery}