Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident i rëndë te “Kodra e Trimave”, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se ka edhe të lënduar, transmeton Koha.net.

Në aksident janë të përfshira dy vetura, dhe nga pamjet shihet se aksidenti është mjaft i rëndë.

Policia e Kosovës tash për tash nuk ka mundur të japë më shumë detaje rreth këtij rasti.