Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në “Dardani” të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona të së martës në “Dardani” të Prishtinës.

KOHA ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast, megjithatë njësi të policisë gjenden në vendin e ngjarjes.

Policia është kontaktuar nga redaksia, por deri në publikimin e artikullit nuk është deklaruar.