Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore meqë është përfshirë në një aksident që ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën Prishtinë-Shtime.
KosovaPress mëson se viktima është dërguar në Emergjencën e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në Prishtinë.
Aksidenti, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë ka ndodhur pranë fshatit Bujan të Lipjanit.
Personi i cili ishte në veturë ka marrë lëndime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.
Ende nuk dihet identiteti i personit të lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj
-
Një i vdekur nga aksidenti në rrugën Lipjan – Shtime
-
Lëndohet rëndë ngasësi i veturës në një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë
-
Aksident në Lipjan, raportohet për dy të lënduar rëndë
-
Aksident mes kamionit dhe veturës në Lipjan, dy të lënduar