Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, të cilët akuzohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, lidhur me veprën penale shitje, blerje ose posedim të substancave narkotike, për rastin e 400 kilogramëve kokainë.
Izet Sheqiri e Faton Vrajolli janë dënuar me nga 20 vjet burgim, Kadri Sheqiri me 15 vjet e Kadri Brahimi e Fehmi Bytyqi me nga 10 vjet.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e të akuzuarve, duke theksuar se ata ishin grup kriminal i strukturuar dhe me role të ndara. E avokati i Izet Sheqirit ka theksuar se Prokuroria vazhdimisht veprimet e zakonshme i ka keqinterpretuar si veprime kriminale. Droga është zënë në Lipjan, më 2021.
Pronari i “MC Foods”, Izet Sheqiri, menaxheri Faton Vrajolli, komercialisti Kadri Sheqiri, depoisti, Kadri Brahimi, dhe shoferi Fehmi Bytyqi akuzohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, lidhur me veprën penale shitje, blerje ose posedim të 400 kilogramëve kokainë që ishin të fshehura në mish të procesuar pule, që njihet si “chicken nuggets”.
Rasti është zbuluar në vitin 2021.
Në bazë të aktakuzës, drejt kompanisë “MC Foods” janë nisur edhe dy dërgesa të tjera me kokainë, por nuk kanë arritur në Lipjan.
-
75 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e 400 kilogramëve kokainë
-
Rasti i “400 kg kokainë”, Prokuroria pretendon se të akuzuarit ishin grup kriminal
-
Ngriten dyshime se ish-dëshmitari bashkëpunues në rastin e 400 kg kokainë, u ndikua kundërligjshëm
-
Të akuzuarit thonë se kryen punë të zakonshme kur bartën dhe ndanë pakot me drogë në vlerë 20 mln €
-
Ndërron deklaratën pronari i kompanisë, ku u zbuluan 400 kilogramë kokainë