Një person mbeti i plagosur i rëndë të mërkurën rreth orës 19:30 në Prizren, pasi dy persona e sulmuan me thikë.
Siç njofton Policia, viktima me inicialet A.S., 50-vjeçar, u godit në abdomen nga i dyshuari R.B., 68-vjeçar, ndërsa i dyshuari tjetër A.SH., 52-vjeçar, e sulmoi atë fizikisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent, gjendja e tij është e rëndë”, thuhet në njoftimin policor, teksa bëhet e ditur se në vend të ngjarjes, Policia ka sekuestruar një thikë dhe një gyp të metalit.
“Në lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve”, thuhet në njoftim.