Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

62-vjeçari gjendet i vetëvarur në një shtyllë në Korçë

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në Korçë, gjatë mbrëmjes të së martës.

Sipas njoftimit të policisë në Shqipëri, viktima është vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij.

Në njoftim thuhet se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, raporton TCh.

Nga deklarimet e marra nga familjarët, policia thonë se rezulton që ky person vuante nga depresioni, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 28.12.2021, rreth orës 20:40, në fshatin Podgorie, Maliq, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij, shtetasi R.Ç., rreth 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni”, thuhet në komunikatën e policisë.