Policia e Kosovës ka raportuar për 52 arrestime në gjithë vendin si pasojë e mosrespektimit të masave të lëvizjes në 24-orëshin e fundit.
Sipas njoftimit të Policisë, rastet janë në qytetet Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë. Më së shumti raste të arrestimit janë shënuar në Prizren, gjithsej 27, pason Gjilani me 9, Prishtina me 7, Mitrovica me 6, Ferizaj me 2 dhe në Departamentin e Kufirit, 1 i arrestuar.
Sipas Policisë, shumica e të ndaluarve janë liruar dhe ndaj tyre do të ndiqet procedurë e rregullt.
Me vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë, qytetarët kanë të drejtë lëvizjeje për 90 minuta në ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia ndalon 12 persona, nuk respektuan masat e kufizimit të lëvizjes
-
Policia e Kosovës ndalon 25 persona, nuk respektuan masat e kufizimit të lëvizjes
- Nëntë persona ndalohen për shkelje të masave të kufizimit të lëvizjes
-
Policia ndalon 44 persona për shkelje të masave të kufizimit të lëvizjes
-
60 persona ndalohen për shkelje të masave të kufizimit të lëvizjes