Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi tregtonte mallra kontrabandë.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Erand Shala, 44 vjeç, ishte regjistruar si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.
Në shtëpinë e tij ai kishte përshtatur një ambient si magazinë ku dhe mbante mallin kontrabandë. Policia gjatë kontrollit gjeti tre vula të falsifikuara, 692 kg letra të lagura me logo të ndryshme, 23.600 prerëse për thonjtë, 21.400 termometra trupi, 4320 termometra ambienti, 1200 matës tensioni, 9 mijë erashka plastike dhe druri, 30 mijë karfica, 36 mijë shishe me biberon për fëmijë, 7 mijë kuti domino dhe 1235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja.
44-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Shëtitësi”. Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Tregtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
-
Kinezi që jeton në Tiranë u zu në Rinas me 80 mijë euro të padeklaruara
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Dogana e Kosovës ndalon mijëra produkte false
-
Kinezi kapet në SHBA me 850 breshka të futura në çorape
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra mbi 5,000 euro në Viti