Policia e Kosovës po e heton një rast “vrasje në tentativë” në Pejë, pasi një person ka njoftuar se djali i tij është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, e viktima nuk dihet nëse ka pranuar trajtim mjekësor pasi sipas ankuesit, nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 2 fishekë dhe 2 gëzhoja.
Autoritetet policore thanë viktima s’ka qenë i qasshëm për t’u intervistuar.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar. Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë.