Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen në Aktash

Policia QKUK

(E përditësuar 18:05) - Gjykata Themelore në Prishtinë të martën u ka caktuar një muaj paraburgim pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në lagjen “Aktash”.

Seanca dëgjimore u mbajt në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aty ku të dyshuarit po trajtohen pas plagosjes.

Çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë për vrasjen në “Aktash”?


Seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash mbahet në QKUK

(14:27) - Seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në “Aktash” në Prishtinë, po mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Edhe Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash Kronikë Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë për KOHËN se seanca ka nisur nga ora 14:00.

Në këtë seancë, pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se janë marrë disa kamera te rrugët e vendit të ngjarjes dhe se janë në fazë të përpunimit të video-incizimeve.

“Mbi bazën e tyre (video-incizimeve) jemi duke bërë përpjekje për të identifikuar që nëse personat që ne i kemi të ndaluar janë duke vrapuar në këtë rast apo është edhe ndonjë person tjetër që ne nuk e kemi brenda të arrestuar”, ka thënë Gashi.

Edhe Edhe nga dy muaj paraburgim pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash Kronikë Edhe nga dy muaj paraburgim pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Kryeprokurori i Prishtinës shtoi se janë në fazën fillestare të hetimeve, teksa tha se në momentin që do të identifikohet ndonjë person tjetër i përfshirë në rast do të ndërmerren veprime për arrestim.

“Pesë i kemi të identifikuar deri më tash dhe që të njëjtit janë të ndaluar”, ka deklaruar ai.