Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq 36-vjeçari që u godit nga vetura në Gjilan

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një 36-vjeçar ka vdekur të enjten në Gjilan, pasi është goditur nga vetura në fshatin Velekincë.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Ismet Hashani, ka thënë për KOHËN se përkundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan, viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Dyshohet se viktima, rreth moshës 36 vjeç duke trupuar rrugën, është goditur nga një veturë me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i trafikut rajonal dhe ndihma e shpejtë. Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe përkundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, ka thënë Hashani. 

Me urdhër të prokurorit, drejtuesi i veturës është ndaluar për 48-orë. 

Hashani ka shtuar se shkaqet se si ka ndodhur deri te ky aksident po hetohen nga Policia.