Kronikë

Digjet një veturë në autostradë në afërsi të Prizrenit

Veturë e djegur

Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites të së enjtes në autostradë, në afërsi të Prizrenit. 
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, ka thënë se nga ky incident zjarri nuk ka mbetur askush i lënduar. 

“Sot më datë 08.08.2024, rreth orës 18:45 është raportuar për një incident zjarri në autostradë, në afërsi të daljes Prizren Jug një veturë ka marrë flakë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale”, ka thënë ai. 

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe zjarri është shuar.

KOHA ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku vetura shihet pothuajse tërësisht e djegur.