Kronikë

Sulmon fizikisht gruan dhe vajzën e mitur, arrestohet

Një 50 vjeç me inicialet Q. M është arrestuar në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vet, shtetases S.M., 44 vjeçe dhe vajzës së mitur, shtetases G.M., 11 vjeçe.

Po ashtu, është arrestuar shtetasi me inicialet A. H., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases U.H., 29 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.