Prokuroria Speciale ka ngritur të enjten aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 18 të pandehurve me inicialet K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M në rastin e njohur si “Subvencionet V”.
Aktakuza kundër të pandehurve është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’, ‘’Ushtrim i ndikimit’’ si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’.
“Aktakuza është ngritur kundër tetë (8) pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit, një (1) zyrtarë në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet “dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€”.
-
“Subvencionet 6”, ngrihet aktakuzë për ryshfet e keqpërdorim detyre ndaj 16 personave
-
Aktakuzë kundër 10 personave në rastin “Subvencioni IV”
-
E pranojnë fajësinë 10 prej 18 të akuzuarve në rastin “Subvencionet V”
-
Aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve dhe 7 fermerëve për keqpërdorim me subvencione në Istog
-
Aktakuzë kundër pesë personave shkaku i mashtrimeve me subvencione