Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Zh.Zh. shtetas i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar në bazë të një fletarresti ndërkombëtar me kërkesë të Interpolit, për vrasje në tentativë dhe kontrabandimi me armë.
Gjykata ka njoftuar se të pandehurit i janë caktuar 40 ditë paraburgim.
“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Zh.Zh. shtetas i Maqedonisë së Veriut, pas shkak së është duke u kërkuar në bazë të një flet arresti ndërkombëtar me kërkesë të Interpolit, për shkak të veprës penale vrasje në tentativë dhe kontrabandimi me armë të përcaktuara me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e të cilat vepra janë paraparë edhe në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”.
-
Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Maqedonia, i caktohet paraburgimi në Ferizaj
-
Paraburgim për të kërkuarin nga Interpoli për terrorizëm
-
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë që u zu në flagrancë duke importuar armë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë